Tanjug: Incident mes Daçiç dhe Ministrit Bushati e Thaçi

502
Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës janë përfshirë në sherr me homologun e Serbisë, Daçiç.
Mediat serbe shkruajnë sot se në takimin vjetor të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Berlin pati një incident në mes të Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë, Bushati.
Gazeta elektronike “Tanjug” shkruan se, Thaçi e Bushati u kapen me fjale me Daçiçin për shkak të vendimit nga UNESCO për mosanëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Hashim Thaçi, së bashku me Ditmir Bushatin sulmuan Serbinë për sjellje dhe fushatë agresive, kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”. E më pas ka reaguar edhe ministri Daçiç, shkruan gazeta e Beogradit.
“Unë reagova, sepse mendoj se Kosova duhet së pari të vendosë nëse do të respektojë marrëveshjet e Brukselit dhe çfarë kemi arritur atje, sepse pezullimi nuk është një opsion”, tha Daçiç.
Ai ka shtuar me tej, se “Ju donit të anëtarësoheni në UNESCO¬s, por nuk mund ta bëni me forcë”.
Sigal