Talebanët marrin peng shkollën 124 të vrarë, mes tyre 84 fëmijë

478
Sigal

PAKISTAN – 124 persona, mes tyre 84 fëmijë janë vrarë nga një sulm i armatosur i një grupi talebanësh në një shkollë ushtarake në Peshawar.
 
Mësohet se deri tani janë evakuuar pjesa më e madhe e fëmijëve të shkollës me 500 nxënës, por nuk dihet ende se sa është numri i studentëve dhe mësuesve që talebanët e armatosur vijojnë të mbajnë peng
 
5-6 talebanët të veshur me veshje ushtarake kanë hyrë në brendësi të shkollës dhe menjëherë janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të rënda ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar ambientin.

Autoritetet lokale tregojnë se kanë dëgjuar klithmat e studentëve dhe mësuesve. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat të cilat kanë transportuar një numër të madh të plagosurish në spital.
Dëshmitari: Po hynin në çdo klasë duke qëlluar ndaj fëmijëve 
Mudassir Awan, një punonjës i shkollës në Peshawar ka treguar se ka parë 6-7 perssona të armatosur.
 
“Sapo ata nisën të qëllonin, ne vrapuam nëpër klasat tona. Ata filluan të hynin në çdo klasë duke vrarë fëmijët.”-tregon Awan.

Ndërkohë që një nxënës i shkollës tregon se sapo kanë dëgjuar të shtënat, mësuesi i ka fshehur në një qoshe dhe u kishte thënë të ulin kokat. Pasi janë evakuuar, ai tregon tmerrin që ka parë më sy, trupat e shokëve të tij të vrarë, të cilët ishin qëlluar nga 3-4 herë.
  
“Sapo të shtënat filluan, mësuesi ynë na bëri të ulemi në një qoshe dhe na tha që të ulim kokat tona. Pas rreth një orë, kur të shtënat u qetësuan pak, erdhi personelit i ushtrisë dhe na shpëtoi. Kur ne dolëm pamë në korridoret e shkollës miqtë tanë që ishin qëlluar tre ose katër herë, disa të vdekur dhe disa të plagosur. Gjaku i tyre i kishte derdhur në të gjithë vendin.”- tregon nxënësi i shkollës ushtarake në Peshawar.

Zëdhënësi i talebanëve: Sulmi, ne duam që ata të ndiejnë dhimbje
Një zëdhënës i Talebanëve ka reaguar për ngjarjen duke marrë përgjegjësinë e sulmit. Ai shprehet se pengmarrja dhe sulmi në shkollën ushtarake në Peshawar erdhi si përgjigje e një operacioni ushtarak të Pakistanit, ku humbën jetën qindra luftëtarë talebanë.

“Ne kemi zgjedhur shkollën e ushtrisë për sulmin sepse qeveria po sulmon ndaj familjeve dhe femrave tona,”- tha zëdhënësi i talebanëve Muhamed Umeri Khorasani, duke theksuar se “Ne duam që ata të ndjejnë dhimbjen.”