Talebanët i bëjnë pritë autobusëve, rrëmbejnë mbi 100 pasagjerë

406
Sigal

Më shumë se 100 vetë raportohet se janë rrëmbyer pasi militantët talebanë i bënë pritë 3 autobusëve në Afganistanin verior.

Forcat e sigurisë të dërguara në zonën e Kunduz thuhet se janë përleshur ashpër me militantët.

Ky akt vjen një ditë pasi qeveria ofroi një armëpushim të kushtëzuar.

Presidenti Ashraf Ghani tha se do të hynte në fuqi të hënën nëse talebanët do ta pranonin, por militantët nuk janë përgjigjur ende.