Taksa dixhitale në BE, propozimi për 3 për qind shkakton debate brenda Unionit

412
Sigal

Kompanitë e mëdha të internetit mund të përballen me një taksë dixhitale prej 3 për qind mbi të ardhurat e tyre në Bashkimin Europian. Propozimi i Komisionit të BE-së, ka ngjallur pakënaqësi tek vendet e vogla, të cilat i druhen largimit të investitorëve. Megjithë debatet, franca ka kërkuar një vendimarrje të finalizuar deri në dhjetor.

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian u shfaqën të ndarë të martën mbi planin e Komisionit për të vendosur një taksë dixhitale prej 3 për qind mbi xhiron e gjigantëve të internetit.

Taksa e propozuar, e konceptuar si një zgjidhje afatshkurtër para se BE-ja të arrijë një qasje gjithëpërfshirëse për të taksuar biznesin e tyre, pritet të vendoset në sektorët ku përdoruesit luajnë rol për rritjen e vlerës së kompanisë, si nëpërmjet reklamve on line, përdorimit të motorëve të kërkimit, rrjeteve sociale apo shitjes së të dhënave të përdoruesve.

Disa vende të vogla të BE-së si Irlanda dhe Luksemburgu druhen se taksa e re do të ulë shanset e tyre për të tërhequr investime të kompanive shumëkombëshe. Ndërkohë ministri i Financave i Danimarkës Kristian Jensen thotë se taksa e re mund të prekë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Franca ka kërkuar që vendet anëtare të arrijnë një marrëveshje deri në fund të vitit.