Takimi Tsipras-Merkel- Hollande, shpresë për arritjen e marrëveshjes

446
Në një klimë konstruktive u realizua biseda midis kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Francois Hollande. Gjatë takimit që zgjati rreth dy orë, të tre liderët u pajtuan se është shënuar progres i rëndësishëm. Biseda u fokusua në çështjet e mbetura hapur. 
Sipasmediave grek kryeministri Tsipras parashtroi perspektivën e daljes nga kriza që do të sjellë një marrëveshje me sfond afatgjatë. Nga ana e tyre, Merkel dhe Hollande theksuan nevojën e një marrëveshjeje me sfond të tillë dhe shprehën vullnetin e tyre që të ndihmojnë madje edhe personalisht nëse nevojitet, me qëllim që të arrihet së shpejti marrëveshja. 
Që prej zgjedhjes së tij në krye të qeverisë greke, Tsipras po diskuton prej katër muajsh me partnerët europianë për një program të ri reformash dhe zotimesh që do t’i siguronte vendit, përfitimin e këstit të fundit të programit të shpëtimit, me vlerë 7,2 miliardë euro, pa të cilin Greqia me shumë gjasa do të falimentonte. Por deri më tani, bisedimet kanë ngecur në disa pika, si pensionet, reforma në kodin e punës, objektivat fiskalë dhe rritja e TVSH-së.
Sigal