Takimi Trump-Abas dhe shpresat për paqe në Lindjen e Mesme

479
Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, u zotuan sot në një takim që patën në Shtëpinë e Bardhë, se do të përpiqen të shënojnë një arritje diplomatike në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Palestinezët dhe izraelitët duhet të bashkëpunojnë për arritjen e një marrëveshjeje, tha zoti Trump, duke shtuar se “Do të doja shumë të isha ndërmjetësues, ose në rolin e arbitrit, për ta përfunduar këtë punë.”
Trump po ashtu theksoi se gjatë jetës së tij, ai kishte dëgjuar se “marrëveshja më e vështirë për t’u arritur do të ishte ndoshta ajo në mes izraelitëve dhe palestinezëve. Le t’u provojmë atyre se e kanë gabim”, tha presidenti.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp krahas me Presidentin Trump në Dhomën Roosevelt të Shtëpisë së Bardhë, zoti Abbas tha se beson se “të dyja palët janë të afta nën drejtimin kurajoz dhe aftësinë e madhe negociuese” të zotit Trump për të realizuar një traktat paqeje historik.
Ai e përfundoi fjalimin e tij me fjalët: “Tani me ju zoti President, ne kemi shpresë.”
Sigal