Takimi, Kosovë-Maqedoni, mbledhja e përbashkët e qeverive në qershor

503
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të takohen brenda muajit qershor, pavarësisht se ky takim ishte programuar për në muajin maj.
Por zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi, tha se kjo shtyrje nuk ka të bëjë më ngjarjen e rëndë ndodhur në Kumanovë, por me faktin se para mbledhjes së përbashkët duhet të ketë takime në nivel teknik, që kanë ndodhur me vonesë.
Abrashi: “Kanë qenë grupet teknike që kanë punuar dhe po punojnë në arritjen e marrëveshjeve të shpejta që janë në frymën e bashkëpunimit regjional. Thjeshtë ka mbetur për çështje teknike, kanë qenë çështjet teknike…Jo, jo absolutisht”.
Por për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ngjarjet në Kumanovë, ku 9 shtetas të Kosovës mbetën të vrarë dhe disa të tjerë vazhdojnë të qendrojnë të arrestuar, janë shkak që ky takim të mos mbahet fare.
Lekaj:“Nuk ka kuptim që të ulesh me Qeverinë e Gruevskit ku shihen veprimet e tyre drejtpërdrejtë që ka atakuar shqiptarët…Unë mendoj që pa u sqaruar çdo detaj, çka ka ndodhur në Kumanovë, si ka ndodhur dhe si ka ndodhur, mendoj që është e tepërt që të flitet që të ulen dy qeveritë dhe të takohen për një relaks të atyre, apo marrëveshjeve ndër shtetërore”.
Ideja për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë erdhi pas takimit të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
Megjithatë, mbetet ende për t’u parë nëse Prishtina dhe Shkupi do ta zhvillojnë këtë mbledhje me Gruevskin si Kryeministër.
Sigal