Takimi i presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, ja çfarë u diskutua

455
Sigal

 

Takimi
Obama-Trump zgjati rreth 1 orë e gjysmë, zyrtarisht u tha se në të u diskutua
për tranzicionin e pushtetit, ndërsa në daljen para mediave të dy ata u shfaqën
më miqësorë.




Në fund të
këtij takimi, dy Presidentët, i pari në largim dhe tjetri i zgjedhur, folën
shkurtimisht për mediat e shumta të pranishme dhe nuk pranuan pyetje.




I pari që foli ishte Obama. Ai bëri sërish thirrje për
unitet. 
 



“Jemi zotuar që të jemi bashkë, të punojmë bashkë për këtë
tranzicion. Edhe Michelle do të mirëpresë Zonjën e Parë dhe do të ketë një
bisedë edhe më të”, deklaroi Obama.




Ai shtoi se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar
Trump gjatë Presidencës së tij. Me të njëjtën gjuhë u përgjigj edhe Trump.




“Diskutuam për gjëra të ndryshme, disa të mrekullueshme dhe
disa të vështira. Mirëpres këshillat nga Presidenti Obama në të ardhmen. Ishte
një nder i madh të takohesha dhe shpresoj që të takohemi shumë më shumë në të
ardhmen”, u shpreh ai.




Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara mbërriti në
Uashington pas ftesës së Presidentit Obama, që i kërkoi të takoheshin për të
biseduar me tranzicionin e pushtetit.




Ky ndoshta ishte takimi më i vështirë për Barack Obaman në
krye të Shtëpisë së Bardhë dhe jo më kot. Donald Trump ishte nismëtari dhe
përkrahësi më i zjarrtë i lëvizjes së quajtur në atë kohë “Birther”, ku pretendohej
se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.




Një tjetër arsye ishin edhe deklaratat e Trump. Republikani
ka deklaruar shpesh dhe hapur se do të anulojë disa prej reformave të ndërmarra
nga Obama, duke nisur që nga ajo në shëndetësi, me të cilën Presidenti në
largim mburret.