Takimi i ministrave të BE-së, kontrolli i përkohshëm i kufijve deri në 2 vjet

588
Një pjesë e shteteve të BE-së po planifikojnë të zgjasin kontrollin e përkohshëm të kufijve deri në dy vjet për shkak se mijëra emigrantë po vijojnë të hyjnë në BE përmes Greqisë. Një vendim i tillë u bë publik pas mbledhjes së minsitravetë Brendshëm të BE-së në Amsterdam. Kontrolli i përkohshëm i kufijve i vendosur nga Austria dhe Gjermania duhet të përfundonin në Maj, por këto dy shtete mund të kërkojnë lejen e BE-së për ta shtyrë këtë afat deri në vitin 2018.
Neni 26 i kodit të kufijve të Shengenit lejon shtetet anëtarë të vendosin kontrolle të përkonshme në kohë krizash deri në një maksimum prej 2 vitesh.
Ministri holandez i emigrimit Klaas Dijkhoff, tha pas takimit në Amsterdam se Komisioni Europian duhet të fillojë të përgatisë bazës ligjore dhe praktike për vazhdimin e masave të përkohshme të kontrolleve në kufi.
Pritet që ky propozim të diskutohet në samitin e lidervëe të Be-së gjatë muajti të ardhshëm
Para takimit, ministrja e Brendshme austriake paralajmëroi Johanna Mikl-Leitner se Greqia mund të përjashtohen nga Shengeni nëse dështon të ndalojë fluksin e emigrantëve. Por zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Bertaud hodhi poshtë idenë e ministres austriake ku përmes twtterit sqaroi se KE nuk do të diskutojë për pezullimin apo përjashtim nga Shengeni, dhe se nuk ekziston asnjë mundësi e tillë. Ne do të shpëtojmë Shengenin duke aplikuar Shnengenin tha ajo.
Nga ana tjetër Greqia ka fajësuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, se kanë dështuar në dërgimin e fuqisë së mjaftueshme njerëzore dhe të anijeve, për të ndihmuar në krizën me emigrantë dhe se nuk i kanë realizuar premtimet e tyre për rishëprndarjen e tyre. Ministri grek i Emigrimit Ioannis Mouzalis, tha se Greqia po bën çdo gjë të mundur për t’i mbrojtur kufijtë e vet detarë nga emigrantët kryesisht sirianë që vijnë nga Turqia, por nuk është ndihmuar në mënyrë efikase nga shtetet e tjera anëtare të BE-së.
Sigal