Takimi i “madh” i Vuçiç me Trump e Macron për Kosovën

271

Një hap për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të mund të bëhet në nëntor, kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të takohet në Paris me udhëheqësin e Francën Emanuel Makron dhe presidentin amerikan Donald Trump, kështu shkruan sot gazeta serbe “Novosti”.

Më 11 nëntor, ata do të marrin pjesë së bashku në paradën e madhe ushtarake në kryeqytetin francez me rastin e 100 vjetorit të fitores në Luftën e Parë Botërore.

Sipas gazetës, Vuçiç do të përdorë këtë mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet me disa nga liderët më të fuqishëm të botës rreth Kosovës dhe të përpiqet të marrë mbështetjen e tyre për një zgjidhje kompromisi për të.

Sipas gazetës, takimet në Paris mund të jetë kulmi i ofensivës diplomatike të Vuçiç për Kosovës. Vetëm pak ditë më parë për çështjen në fjalë ka diskutuar me Presidentin rus Vladimir Putin.

Para se Presidenti i Serbisë do të paraqesë vizionin e tyre për problemin e Kosovës para udhëheqësve të botës në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila fillon më 25 shtator në Nju Jork. Ai do të takohet edhe me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

“Novosti” shkruan gjithashtu se takimi në Francë veçanërisht i rëndësishëm për Serbinë për shkak edhe të rolit të vendit në Luftën e Parë Botërore. Ashtu sikur Macron mbështet idenë e një zgjidhje kompromisi për Kosovën-vijon artikulli- një formulim i tillë po përdoret gjithnjë e më shumë nga administrata e Tramp-it. Megjithatë, Gjermania mbeti në pozita të forta dhe kancelarja Angela Merkel përsëriti qëndrimin se nuk do të kishte ndryshime të  kufijve në Ballkan.