Takimi i Jahjagës pa marrëveshje, Haradinaj: Të shpërbëhet Kuvendi

98
Ka ka përfunduar pa marrëveshje takimi i thirrur nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në vend, ku të pranishëm ishin krerët e partive kresore, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes Greg Delawi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar.
I vetmi opozitar i pranishëm në tryezën e bisediemeve Ramush Haradinaj pas takimit tha se Shteti është i kapur nga Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike e Kosovës. Ai këkoi zgjedhje të parakoshme.
Ramush Haradinaj: “Kam kërkuar që menjëherë të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza.Po ashtu kam kërkuar që Presidenti të zgjedhë me votë të drejtëpërdrejtë . Me këtë ardhje në takim unë kam shprehur vullnetin tonë të mirë dhe për të ndihmuar për të dalë nga kriza aktuale.”
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shtoi se opozita është e bashkuar, një mënyrë kjo për të sheshuar edhe mosmarrëveshjet e lindura pas vendimit të tij për të marrë pjesë në takim, ku Vetvendosja e akuzoi për flirt me qeverinë.
Kjo akuzë u mbështet nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili tha se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vetëm interesa për pushtet.
Hashim Thaçi: “Gjatë gjithë takimit duke vlerësuar prezencën e zotit Haradinaj, ai në asnjë çast nuk e ka ngritur si shqetësim çështjen e dermakacionit apo asosacionit.Por kishte shqetësim tjetër, të marrjes së pushtetit apo agjendës elektorale.”
Ndërkohë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i kërkoi opozitës të heqë dorë nga dhuna dhe të kontribuojë në të të mirë të vendit.
Isa Mustafa: “ Kërkuam që të heqin dorë nga dhuna sepse me dhunë nuk mund të zgjidhen problemet në Republikën e Kosovës as me gazlotsjellës në kuvend dhe as me shishe molotovi.”
Kriza në Kosovë nisi që pas nëshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel me palën serbe. Opozita kundërshton veçanërisht asocacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.