Takimi i dytë i Kim Jong Un me Donald Trump

411
Sigal

Një takim i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong-un do të zhvillohet ditën e sotme. Mediat raportojnë se samiti nis në orën 18:30 (me atë lokale) në Sofitel Legend Metropole Hotel në Hanoi të Vietnamit.

Në qendër të takimit do të jenë negociatat për denuklearizim si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në qëllim të paqes së qëndrueshme.

Programi përfshin një takim “kokë më kokë” midis dy udhëheqësve, i cili pritet të zgjasë për 20 minuta dhe më pas një “darkë sociale” të hapur për bashkëpunëtorët më të ngushtë, e cila parashikohet të zgjasë rreth dy orë.

Ndërsa pret takimin zyrtar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shkruar në Twitter informacione mbi të ardhmen e mundshme të Koresë së Veriut. Ai ka përmendur potencialit ekonomik të vendit në rast se denuklearizohet.

STATUSI I TRUMP

“Vietnami – shkruan manjati – po lulëzon si pak vende në botë. Koreja e Veriut mund të jetë e njëjtë dhe shumë shpejt nëse vendos të denuklearizohet”. Potenciali, shton ai, “është mbresëlënës. Kjo është një mundësi e mrekullueshme, që pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shokut tim Kim Jong-un. Do ta njohim shumë shpejt”,- thotë Trump.

PROGRAMI I KIM JONG UN

Pas takimit me Trump, Kim Jong-un do të qëndrojë në Vietnam për dy ditë, duke ndjekur formulën e “vizitës zyrtare të miqësisë”. Kjo u njoftua nga KCNA, sipas të cilës udhëheqësi i Koresë së Veriut u informua të martën rreth gjendjes së bisedimeve operacionale me SHBA-në.

Gjatë vizitës së tij në ambasadën e Koresë së Veriut të martën, Kim i kërkoi diplomatëve të bëjnë më shumë përpjekje për të thelluar bashkëpunimin me Vietnamin.