Takimi diplomatik – Papa apel kundër terrorizmit: S’mund të vrasësh në emër të Zotit!

130

Papa Françesku gjatë
takimit të zhvilluar sot me përfaqësuesit e trupave diplomatikë pranë Selisë së
Shenjtë, i bëri apel lidërve qeveritarë e fetarë të botës të bashkohen kundër
terrorizmit fondamentalist, i cili mund të mundet vetëm falë impenjmit të përbashkët
të të gjithëve.

Në këtë takim
tradicional të urimit të nisjes së një viti të ri, me Ambasadorë e të ngarkuar
me punë nga të gjitha vendet, pranë Selisë së Shenjtë, Papa Françesku u
shpreh se “terrorizmi fondamentalist shkaktoi gjatë vitit të shkuar shumë
viktima në botë, është një çmenduri vrasje që abuzon në emër të Zotit për të
mbjellë vdekjen, në tentativën për të afirmuar dëshirën për të dominuar”.

“I bëj apel të gjitha
autoriteteve fetare”, u shpreh Ati i Shenjtë, “të bashkohen e të pohojnë me forcë
se nuk mund të vrasësh në emër të Zotit.”

Duke iu drejtuar
lidërve politikë të botës, Papa Françesku tha se “terrorizmi fondamentalist
është shpesh frut i një mizorie shpirtërore dhe e një varfërie të madhe
sociale.

“Politikanët kanë për
detyrë të garantojnë lirinë fetare duke njohur rolin polizitv që ajo mund të
luaj në ndërtimin e një shoqërie civile, si dhe të adoptojnë politika sociale
të duhura për të luftuar varfërinë e rritjen kulturore e socilae të shoqërisë.”

Papa Françesku gjatë
fjalës së tij ftoi trupat diplomatikë të përqafojnë “jo dhunën si stilin
e një politike të paqes”.

Duke iu referuar
cështjes së Sirisë, Ati i Shenjtë i bëri apel komunitetit ndërkombëtar “të
operojnë në mënyrë të shpejtë për t’i dhënë jetë një negocimi serioz në dhënien
fund të një konflikti që po provokon një masakër të vërtetë humanitare.”

Përsa i përket krizës
së emigrantëve, Ati i Shenjtë u shpreh se “emigrantët janë persona me
emër, me historitë e tyre, me familjen e tyre e nuk do të ketë paqe të vërtetë
deri sa të ekzistoj një qënie humane që i dhunohet identiteti personal e
reduktohen në një shifër të thjeshtë statistikore apo në objekt interesi
ekonomik.”

 “Duhet të jetë
një impenjim i përbashkët i të gjitha vendeve, tha Papa Françesku, për t’i
garantuar çdo emigranti një mikpritje dinjitoze në respekt të së drejtës humane
të çdokujt për të emigruar e për t’u integruar.”

Duke iu referuar
Europës e Bashkimit Europian, Papa Françesku theksoi interesimin e preokupimin
e Selisë së Shenjtë për të ardhmen e Bashkimit Europian.

 “Në këtë vit të
60 vjetorit të themelimit të BE”, tha ai, “duhet t’i jepet jetë një humanizmi
të ri, bazuar tek aftësia për të dialoguar, integruar e gjeneruar, vlera këto
që kanë krijuar madhështinë e Kontinentit të Vjetër.”