Takim informal në Amsterdam për të shpëtuar Shengenin

60
Të shpëtojmë Shengenin dhe hapësirën e lëvizjes së lirë. Do të jetë ky qëllimi i diskutimit të ministrave të Brendshëm të zonës Shengen që kanë nisur sot një takim informal në Amsterdam. Ende pa nisur takimi ministri i Brendshëm Italian, Angelino Alfano sqaroi pozicionin e vendit të tij duke thënë: “Ne jemi kundër hapava prapa përsa i përket Shengenit.”
Në rendin e ditës, të këtij takimi do të jetë kriza e refugjatëve dhe problemet që e pasojnë sistemin Shengen për ta mirëmbajtur atë si dhe vështirësitë e vazhdueshme të BE-së për të menaxhuar këtë emergjencë me një politikë të vërtetë të përbashkët.
Në shtyp ndërkohë janë shfaqur disa hipoteza nisur nga disa qeveri apo institucionet e BE-së , për të matur reagimet e qeverive të tjera dhe opinionit publik.
E fundit, botuar nga “Financial Times” të shtunën, hidhte hipotezën e izolimit të Greqisë nga Shengeni duke forcuar kufijtë e saj me një vend kandidat por jo një anëtar i BE-së, si mund të jetë Republika e Maqedonisë.
Qëllimi i gjithë kësaj do të ishte për të ndaluar kalimin e refugjatëve në Evropë . Megjithatë kjo ende nuk është një zgjidhje e hedhur në tavolinë siç ende nuk është në tavolinë as afati dy vjeçar për forcimin e kufijve nga 6 muaj që është aktualisht.