Tajvan, arrestohet ndërtuesi i kompleksit ku humbën jetën 39 persona

545
Personi që ka ndërtuar pallatin e shembur nga tërmeti i të shtunës në Tajvan është arrestuar. 39 persona humbën jetën në kompleksin e apartamenetve Golden Dragon në Tainan.
Rreth 320 të tjerë u shpëtuan por më shumë se 100 besohet se janë ende nën rrënoja. Ndërtesa ishte një prej më të dëmtuarave si pasojë e tërmetit, gjë e cila ka ngritur shumë dyshime mbi cilësinë e ndërtimit të saj.
Me shpresa të venitura për gjetjen e të mbijetuarve, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet me pajisje të renda të teknologjisë së lartë në rrënojat që besohet se fshehin trupa të pajetë.
Qindra ushtarë janë të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit, të ndihmuar edhe nga qentë nuhatës dhe vinça. Të afermit e personave që rezultojnë të humbur humbën shpresat pas kalimit të 72 orëve, teksa kërkojnë përgjegjësin e ngjarjes së rëndë. Hetimet do të sqarojnë nëse shembja e ndërtesës erdhi pasoje e tërmetit apo ka ndikuar edhe kualiteti i dobët indërtimit të saj.
Më magnitudë 6.4 ballë, tërmeti ishte i radhës në Tajvan, i cili goditet shpesh nga fenomeni natyror. Më i rëndi konsiderohet ai në vitin 1999, me magnitude 7.3 ballë, i cili la më shumë se 2 mijë të vdekur.
Sigal