Tajlandë, elefantët piktorë (galeri)

Elefantët janë krijesa inteligjente dhe shumë të këndshme, por mund të jenë edhe piktorë profesionistë.

Në “Maesa Elephant Camp”, në Chiang Mai, Tajlandë, jetojnë shtatë elefantë të cilët, të udhëzuar nga njerëzit, mund të krijojnë piktura shumë të bukura, duke përdorur hundën dhe shputat e këmbëve.

Grupi i shtatë elefantëve aziatikë, krijojnë piktura, ku paraqesin sipërfaqe me lule shumë të bukura dhe shumëngjyrëshe.

Elefantët, përveçse mbajnë dhe përdorin brushat në mënyrë shumë profesionale, për të bërë edhe më të veçantë punën e tyre, ata kujdesen që të thithin edhe lagështinë e ngjyrave në pikturat e tyre.

Pikturat të cilët këta elefantë kanë realizuar, shiten në ankand në Tajlandë, dhe varësisht nga madhësia e pikturës, çmimi sillet nga 205 deri në 1300 dollarë.