Tajlandë: 200 të vdekur në aksidentet rrugore gjatë Vitit të Ri

404
Sigal

Të paktën 200 persona kanë vdekur në aksidentet rrugore
gjatë tri ditëve të fundit të festave të Vitit të Ri në Tajlandë, raportoi sot
media lokale

Që të
enjten, autoritetet kanë regjistruar 1 961 aksidente në të gjithë vendin, të
cilat kanë shkaktuar 200 persona të vdekur dhe 2 099 persona të plagosur.

“Vetëm
ditën e djeshme, 86 persona vdiqën në rrugët e Tajlandës dhe më shumë se 15 të
tjerë në ditën e premte”, deklaroi Chaipreuk Sereeerak, sekretar i Ministrisë
së Arsimit për gazetës tajlandeze “Bangkok Post”.

“Në
të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 178 vdekje rrugore janë regjistruar”,
thuhet në artikullin e gazetës.

Drejtimi
i makinës në gjendje të dehur është shkaku kryesor i aksidenteve, duke zënë
48,9 për qind të të gjitha aksidenteve dhe më pas renditet ngarja e makinës me
shpejtësi me 33,3 për qind