Tajfuni vdekjeprurës drejt Kinës së Jugut

444
Sigal

Shirat dhe erëra të forta po mbërrijnë në bregun jugor të Kinës.

Autoritetet në provincën me popullsisë të madhe Guangdong kanë lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit, alarmin e kuq.

Më shumë se 100 njerëz u plagosën kur stuhia preku Hong Kongun. Paralajmërimet për rrëshqitje dherash janë në vend.

Së paku 25 njerëz kanë vdekur tashmë në Filipine si rezultat i tajfunit Mangkhut por dëmi i plotë në zonat rurale ende nuk dihet.

Mangkhut ka humbur fuqinë e tij por konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018.

Në Hong Kong, autoritetet lëshuan alarmin e kuq dhe parajamëruan banorët që të qëndrojë brenda për të shmangur mbeturinat e që ‘fluturojnë’ në ajër nga erërat e forta.

Erërat thuhet se kanë arritur shpjetësinë më shumë se 117 km/h.