Tajfuni “Koppu” godet Filipinet, evakuohen 10 mijë persona

504
Shtëpi të rrafshuara, linja elektrike të rrëzuara dhe mijëra njerëz të evakuuar nga zonat ku banonin pasi tajfuni “Koppu” përfshiu Filipinet veriore.
Zyrtarët e agjencisë së katastrofave thanë se tajfuni ka shkaktuar edhe dallgë që arrinin deri në 4 metra lartësi.
Tajfuni i madh dhe me lëvizje të ngadaltë zbarkoi pranë qytetit të Casiguran në ishullin Luzon, sot në mëngjes (18 shtator).
“Koppu” pritet të sjellë tre ditë me shira të rrëmbyeshëm, që parashikohet të shkaktojnë përmbytje të mëdha dhe ndoshta rrëshqitje toke.
Alexander Pama, kreu i agjensisë, tha se 10 mijë njerëz janë zhvendosur në veri-lindje të Luzon, por deri tani nuk janë raportuar viktima.
“Nga reportet fillestare, shumë shtëpi janë shkatërruar, linja elektrike të rrëzuara dhe pemë të shkulura që kanë bllokuar rrugët kryesore,” tha ai.
Të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me target janë anulluar, madje dhe disa shëbime të autobusëve në zonat malore janë pezulluar për shkak të kërcënimit të rrëshqitjeve të dheut.
Sigal