Taivani zgjedh presidenten e parë femër, ajo është Tsai Ing-Ven

482
Në Tajvan janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe për herë të parë është zgjedhur presidente një femër, Tsai Ing-Ven. Zgjedhja e saj si presidente është një fitore e madhe për Partinë Demokratike Progresive të Tajvanit, e cila është pro pavarësisë nga Kina.
Tsai Ing-Ven ka lënë pas kandidatin e partisë në pushtet Kumintang, parti e cila është kritikuar për dështimin në planin ekonomik dhe se ka lëvizur shumë afër Kinës.
Kina e konsideron Tajvanin provincë të ndarë dhe ka kërcënuar se do ta kthejë nën sovranitet edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.
Sigal