Tadic hyn në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB

61
Duket se Kosovës mund t’i vështirësohet rruga drejt organizatës më të madhe botërore, atë të OKB-së.
Në fakt, ish-presidenti serb Boris Tadic, pritet t’i bashkohet garës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas kësaj të përditshme beogradase, lideri i SDS-it tashmë ka filluar lobimin tek shtetet e fuqishme botërore për kandidaturën e tij, ku së fundi ka kërkuar edhe zyrtarisht mbështetjen e shtetit të Francës.
Ditë më parë ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius u takua me paraardhësin e tij, Filip Dust Blazi, i cili shoqërohej nga Bozhidar Gjelic, ish-zëvendëskryeministër i Serbisë.
Blazi ka njoftuar pasardhësin e tij se ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic synon që të pasojë në kreun e OKB-së, Ban Ki-moon, ndërsa kërkoi ndihmën e Parisit zyrtar.
Por, Tadic nuk është i vetmi politikan serb që synon karrigen e të parit të OKB-së, pasi vitin e kaluar kandidaturën e tij e ka shpallur edhe ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic.