“Ta mbajmë Amerikën të madhe”, Trump zbulon sloganin për zgjedhjet në 2020

144
”Ta mbajmë Amerikën të madhe!”, do të jetë slogani i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump nëse vendos që të rikandidojë në zgjedhjet të cilat janë planifikuar të mbahen në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një tubimi në Pennsylvani, presidenti amerikan deklaroi se nëse rikandidohet, nuk do të mund të përdor sloganin e njëjtë ”Ta bëjmë Amerikën të madhe!”, ndërsa arsyeja, sipas tij, është se tashmë për një kohë ka kaluar në postin e presidentit amerikan.
Ai theksoi se slogani i tij i ri do të ketë një pikëçuditëse në fund.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA do të duhet të mbahen në fillim të nëntorit të vitit 2020.