Syriza beson tek një tjetër fitore në zgjedhje

432
Radikalët e majtë të Syrizas, presin të fitojnë shumicën absolute në zgjedhjet e afërta, pavarësisht përcarjes brenda rradhëve të saj. Sipas një anëtari të kësaj partie, edhe në zgjedhjet e 20 shtatorit, Syriza do fitojë bindshëm, madje do të fitojë shumicën, aq sa do të qeverisë vendin e pavarur nga forcat e tjera partiake.
Panos Skourletis, ministër i energjitikës në qeverinë e majtë të Syrizës që u dorëzua javën e shkuar, tha gjithashtu se vendi helen duhet të shmangë bllokimin, që do të çonte në një raund të dytë zgjedhjesh, një skenar që politikanët janë duke e marrë në konsideratë edhe pse nuk është vendosur ende zyrtarisht se kur do të zhvillohet raundi i parë.
Syriza, e cila gjatë 7 muajve në pushtet e çoi Greqinë buzë kolapsit financiar dhe daljes nga Eurozona, është duke projektuar rezultatet me besim të lartë, megjithatë mbetet e rrethuar nga përçarjet të tjera të brendshme, pas asaj që u zyrtarizua javën e kaluar.
“Besoj se shumica absolute në Parlament është një mision i arritshëm për Syrizan”, tha Skourletis për televizionin “Mega”.
Ai hodhi poshtë gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje paszgjedhore me grupet kryesore pro ndihmës së shpëtimit, që janë konkretisht konservatorët e “Demokracisë së Re”, “To Potami” i qendrës apo socialistët e “PASOK”-ut.
Tashmë presidenti i vendit i ka dorëzuar mandatin, Panagiotis Lafazanis, kreut të partisë së re “Uniteti popullor”, që menjëherë sapo mori detyrën për të krijuar qeverinë e re, pranoi humbjen por tha se këto 3 ditë do t’i shfrytëzojë vetëm për të theksuar edhe më tej mesazhin kundër marrëveshjes së ndihmës së shpëtimit. Afati i tij skadon mesnatën e të mërkurës, pas kësaj presidenti Prokopis Pavlopoulos do të bëjë përpjekjen e fundit.
Sigal