Surroi për “konfrontimin” Thaçi-Haradinaj: Thaçi vepron me kokën e vet, nuk ka përkrahjen e njerëzve

480
Sigal

Veton Surroi, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se hendeku mes Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është zvogëluar, pasi, sipas tij, Thaçi “nuk njihet si person që ndërton konsensus dhe ai nuk është konfrontuar vetëm më zotin Haradinaj”.

“Hashim Thaçi ka vepruar me kokën e vet, nuk ka pasur përkrahjen e njerëzve. Nuk njihet si person që ndërton konsensus dhe ai nuk është konfrontuar vetëm më zotin Haradinaj, por me të gjithë spektrin politik në Kosovë pasi Kosova në shumicë e ka kundërshtuar politikën e zotit Thaçi”, tha Surroi.

Publicisti i njohur shtoi se politika e Thaçit “në masë të madhe është e tillë, një lloj uzurpimi, dhe ka menduar që ashtu siç ka uzurpuar edhe sfera të tjera të jetës (ekonomike dhe politike), mund të uzurpojë edhe të drejtën e negociatave për Kosovën”.