Surinami tërhoqi njohjen e Kosovës, Serbia: U faktua se mund të shkohet në drejtim të kundërt

484
Vendimi i Surinamit për të tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran tregon se ky proces mund të shkojë në drejtim të kundërt, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
“Ky është një tregues se ky proces (njohja) mund të shkojë në drejtim të kundërt dhe kjo është arsyeja pse kjo ngjarje është e rëndësishme,” tha Daçiç në mbrëmë për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ishte kryediplomati serb i cili një ditë më parë në një konferencë për media tha se shteti i Surinamit e kishte tërhequr njohjen e Kosovës.
Pos deklaratës së tij, në media ka qarkulluar një letër, që burimin e kishte tek misioni i Surinamit në Kombet e Bashkuara, sipas së cilës kjo gjë ka ndodhur.
Letra i drejtohet misionit të Serbisë në këtë organizatë dhe në të thuhet se Surinami ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës dhe të përtërijë marrëdhëniet me Serbinë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka theksuar në një deklratë për media se deri më tani nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me raportimet se ky vend ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Sigal