Surinami ka tërhequr njohjen e Kosovës

533
Republika e Surinamit ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka falënderuar Surinamin për vendimin jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Qeveria e Surinamit ka marrë vendimin më 27 tetor 2017, ndërsa nota diplomatike me të cilën bëhet i ditur ky vendim i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës më 30 tetor. Deri tani, Kosovën e kanë njohur 106 shtete.
Surinami ndodhet në Amerikën Jugore. Më herët është quajtur Guajana Hoklandeze. Ka një sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katror dhe ka 530 mijë banorë.
Sigal