Super-fuqitë botërore mblidhen për të diskutuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

110
Irani dhe fuqitë e mëdha u mblodhën sot në Vjenë për të biseduar rreth marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015, në sfondin e pasigurisë në rritje në lidhje me vendimarrjen në vazhdim, që presidenti amerikan, Donald Trump do të paraqesë për këtë tekst.
Ky takim që zhvillohet çdo tre muaj, i pesti prej hyrjes në fuqi në janar të 2016 të kësaj marrëveshje me qëllim garantimin e natyrës krejtësisht paqësore të programit bërthamor iranian në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, pritet të konfirmojë pajtueshmërinë e marreveshjes nga të gjitha palët.
Ky takim po mbahet në një kontekst pasigurie ndërsa Trump, një kundërshtar i zjarrtë i kësaj marrëveshje e konsideruar si një prej sukseseve më të mëdha diplomatike të paraardhësit të tij Barack Obama, i cili denoncoi sërish të enjten si një “marrëveshje të tmerrshme” që nuk “duhet të ishte nënshkruar”.
Uashingtoni njoftoi se nisja e një studimi për të bërë me dije nëse zbutja e sanksioenve kundrejt Iranit korrespondonte me interesin kombëtar të SHBA. Ky proces verifikimi duhet të paraqitet në Kongres çdo 90 ditë.