Sumet në lindje të Ukrainës, 9 persona humbin jetën

446
Në një ofensivë të forcave ukrainase kundër rebelëve pro-rusë, në lindje të vendit 9 persona kanë humbur jetën, mes tyre 7 civilë. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin. Lavrov u shpreh për shqetësimin e tij mbi zhvillimet e ditëve të fundit, që siç tha ai, tregojnë përgatitje nga ana e Kievit për aksione ushtarake. Gjatë ditëve të fundit forcat pro-perëndimore të Kievit janë përleshur me rebelët, për të marrë në kontroll autostradën që lidh Donjeckun me Mariupolin. Në një konferencë për shtyp ministri i Jashtëm rus akuzoi Kievin se ka thyer kushtet e armëpushimit me rebelët.
Sigal