Sulmuesi që qëlloi ambasadorin rus: “Mos e harroni Aleppon”

441
Sigal

Para disa çasteve në kryeqytetin turk Ankara është qëlluar
 me armë zjarri ndaj ambasadorit të
Rusisë, Andre Karlov.

Sipas
mediave turke, sulmuesi është eliminuar nga forcat e rendit.

Sulmi
vjen në një kohë kur u lajmërua se ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë,
 Mevlut Cavusoglu, po planifikonte një vizitë në Moskë, për të folur për
Sirinë, njofton Klan Kosova.

Sulmuesi
para se të shtinte me armë zjarri kishte bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është i
madh) dhe po ashtu “mos e harroni Aleppon”.

Është
shumë herët të flitet për motivet e sulmuesit, identiteti i të cilit ende nuk
është bërë i ditur.

Disa
raporte thonë se sulmuesi hyri në galerinë e arteve ku po mbante fjalimin
ambasadori rus duke përdorur një kartë identiteti të policisë, thotë
korrespodenti i BBC-së në Turqi.