Sulmuesi i dyshuar i Nju Jorkut del para gjykatës. Prokurori: Donte të shkaktonte shumë viktima

536
I dyshuari për sulmin vetëvrasës me bombë në qytetin e Nju Jorkut, do të paraqitet nsot ë gjykatë.

Autoritetet thonë se e kanë një provë të fuqishme kundër të dyshuarit, Akayed Ullah, emigrant nga Bangladeshi, 27-vjeçar, i akuzuarpër plagosjen e tre personave, kur bomba e tij pjesërisht ka shpërthyer në një kalim të metros afër Times Square.
Ky i dyshuar është i akuzuar se e ka ndihmuar me material një grup terrorist, përdorim të armatimit për shkatërrim në masë dhe për tri pikë të tjera të ndërlidhura me bombë.
Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Prokurori, Joon Kim, tha se Ullah, kishte vepruar në mëngjes kur ka shumë njerëz, për të shkaktuar viktima maksimale në përpjekje për “të vrarë, sakatosur dhe shkatërruar”.
Në dokumentin e prokurorëve theksohet se Ullah u kishte thënë oficerëve të zbatimit të ligjit në spital, ku ishte dërguar me plagë nga djegiet në trup dhe duar, se “e kam bërë këtë për Shtetin Islamik”.
Sigal