Sulmohet pika kufitare turke me Sirinë

421
Pika kufitare turke me Sirinë është sulmuar të dielën, njoftoi ministri i mbrojtjes të Turqisë, Ismet Ismet Yılmaz. Kjo thellon më tepër krizën që ka kapluar Lindjen e Mesme, pasi pranë kufijve turkë ndodhen qindra mijëra ushtarë rusë e kurdë që luftojnë kundër rebelëve të moderuar, të mbështetur nga SHBA dhe BE, shkruan botasot. Ngjarja e rëndë është regjistruar në provincën Kilis, ndërsa ministri turk theksoi se sulmi ka ardhur nga “”PYD që është pjesë e pandarë e PKK”. Për dallim nga Turqia që të dyja organizatat i quan terroriste, SHBA dhe BE, në listën e organizatave terroriste kanë vendosur vetëm PKK (1984).
“Nëse eventualisht sulmet ndodhen brenda territorit turk, atëherë do ketë masa reciproke sipas ligjeve të vendit tonë,” tha Ismet Yılmaz, njofton Daily Sabah. Ministri nuk njoftoi për dëmet materiale dhe për numrin e bombave të hedhura. Trupat turke kishin sulmuar caqet e PYD të shtunën, në provincën Azaz, Veri të Sirisë. Këta të fundit kanë avancuar së fundi së tepërmi në Sirinë veriore duke frikësuar Turqinë nga krijimi i një shteti autonom ose të pavarur kurd.
Sigal