Sulmohet në mes të Prishtinës gazetari i njohur, ku dyshon policia

669
Kryeredaktori i Gazetës “Insajderi” Vehbi Kajtazi është qëlluar me grushte në mes të Prishtinës.
Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës, siç raporton vetë Insajderi.
Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar, i cili është identifikuar si Faton Ramadani, ndërsa ka marrë në pyetje personat që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e Vehbi Kajtazit.
Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi. Gjendja e shëndetësore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar në QKUK.
Sigal