Sulmohet në Londër dhe i hiqet shamia 20-vjeçares së mbuluar

464
Sigal

Gazeta Telegraf/ Persona të panjohur ia kanë hequr shaminë me dhunë një
gruaje myslimane në veri të Londrës, në një sulm radikalisht të motivuar.Viktimat,
e cila është në të 20-tat, nuk është lënduar në këtë incident, por është
tronditur dhe shqetësuar tej mase nga ajo çfarë ka ndodhur, thotë policia
metropolitane.Ajo po ecte në rrugën “High Road”, në veri të Londrës, përkrah
mikes së vet rreth orës 19.30, të mërkurën më 28 shtator, kur u sulmua.Gjersa
po e kalonte rrugën, dy burra iu afruan nga prapa dhe e sulmuan.Policia
metropolitane thotë se njëri nga sulmuesit ia ka hequr shaminë [hixhab] me
dhunë, dhe pastaj ka ikur bashkë me sulmuesin tjetër.I dyshuari i parë është
përshkruar si person i bardhë, në fund të 20-tave apo në fillim të 30-tave.