Sulmohen me armë në Athinë, plagosen dy të rinj shqiptarë

108
Një sulm me armë ka ndodhur mbrëmë ndaj dy shqiptarëve 17 vjeç 27 vjeç.
Ngjarja është shënuar në lagjen Kalithea të Athinës rreth orës 23:15 me orën lokale.
Banorët dëgjuan të shtënat me armë dhe njoftuan menjëherë policinë. Sipas dëshmisë së tyre, ka qenë një person i armatosur dhe i maskuar që ju afrua dy këmbësorëve dhe i qëlloi me armë.
Të plagosurit janë dy shqiptarë të moshës 17 vjeç dhe 27 vjeç. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, 17-vjeçari ka plagë në bark dhe në këmbë, ndërsa 27-vjeçari është plagosur në dorë.
Hetuesit grekë kanë gjetur 6 gëzhoja arme në vendngjarje, ndërsa autori i sulmit nuk është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Identiteti i dy shqiptarëve të plagosur nuk është bërë me dije, ndërsa shkaqet nuk janë të qarta.