Sulmi terrorist në Tunizi, Presidenti: Monstrat s’mund të na frikësojnë

459
Pas sulmit terrorist në muzeun “Bardo” në kryeqytetin Tunis, Presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebsi është betuar se do të luftojë pa asnjë mëshirë terrorizmin. Në sulmin e ditës së djeshme humbën jetën 19 persona dhe mbi 40 të tjerë u plagosën.
Presidenti tunizian deklaroi se vendi i tij është në lutë me terrorin: “Këto monstra në minorancë nuk mund të na frikësojnë. Ne do të rezistojmë dhe do t’i luftojmë pa asnjë mëshirë deri në fund. Demokracia do të fitojë,” deklaroi ai. 
Ndërsa Kryeministri Habib Essid u shpreh se ky është një moment shumë kritik i historisë së Tunizisë, por edhe një moment përcaktues për të ardhmen e vendit.
Në momentin kur ndodhi sulmit, deputetët ndodheshin në parlament duke diskutuar legjislacionin kundër terrorizmit, por u evakuuan menjëherë sapo u dëgjuan të shtënat e para. Menjëherë pas ngjarjes, ligjvënësit tunizianë u mblodhën sërish në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të natës.
Shumë tunizianë dolën në rrugët e kryeqytetit duke protestuar kundër sulmit, e duke ndezur qirinj jashtë muzeumit të tragjedisë. Sulmi është dënuar edhe nga udhëheqës botërorë, të cilët kanë shprehur mbështetjen në luftën e Tunizisë kundër terrorizmit. Nga ana tjetër Këshilli i Sigurimit i OKB-së lëshoi një deklaratë duke thënë se asnjë veprim terrorist nuk mund të ndryshojë rrugën e Tunizisë drejt demokracisë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se SHBA do të “vazhdojë të qëndrojë me partnerët tunizianë kundër dhunës terroriste”. Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini ofroi ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, dhe tha se BE do të “mbështesë plotësisht Tunizinë në luftën kundër terrorizmit”. Mbështetja ka ardhur edhe nga zonja e parë Michel Obama, kryeminsitri i Autralisë Toni Abot , kryeministri i Japonisë etj. 
Sigal