Sulmi terrorist në Manhattan, Trump: Vetting ekstrem për emigrantët

566
Pas sulmit që ndodhi dje në New York, ku humbën jetën 8 persona, vjen vendimi ekstrem nga presidenti Donald Trump. Ky i fundit ka urdhëruar “verifikim ekstrem” të emigrantëve, pasi policia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, i cili dyshohet të jetë autor ki sulmit të djeshëm, që cilësohet deri më tani si ‘sulm terrorist’.
Ky ishte sulmi i parë i tillë në Nju Jork prej 11 shtatorit të vitit 2001 dhe hera e parë që në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një sulm i tillë me makinë, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Evropë.
“Sapo kam urdhëruar Departamentin e sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem. Duke qenë korrekt politikisht është mirë, por jo për këtë”, shkruan Trump në Twitter.
NGJARJA
Masakra ndodhi dje në orën 15:00 me atë lokale mes rrugëve Hudson e Chambers, në afërsi të Qendrës Botërore të Tregtisë. Agresori, Sayfullo Habibullaevic Saipovm përdori një kamioncinë me ngjyrë të bardhë për të marrë përpara ciklistë e këmbësorë, e në fund u përplas me një autobus shkolle, ku la të plagosur dy nxënës dhe dy të rritur. Më pas ai zbriti nga kamioncina, ndërsa në duar mbante dy armë, një pistoletë të rreme dhe një tjetër të vërtetë, nisi të qëllojë me armë. Fatmirësisht agjentët e policisë e arrestuan në kohë, pasi e plagosën në këmbë.
Sigal