Sulmi terrorist në Mançestër, policia arreston një të dyshuar

440
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia britanike pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me sulmin terrorist në Mançester, ku mbetën të vrarë 22 persona dhe 59 të tjerë u plagosën.

Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të arrestuar, por i riu 23-vjeçar është po mbahet mesin e të dyshuarve, shkruan BBC.

Shpërthimi që ndodhi në koncertin e popit të këngëtares, Ariana Grande në Mançester, ku atentatori hodhi veten në erë në kohën, kur spektatorët po dilnin nga arena e Mançesterit.

Kryeministrja Theresa Mai e quajti shpërthimin në Mançester si një “sulm të tmerrshëm, të pështirë, terrorist”.
Sigal