Sulmi në Teksas, reagon presidenti amerikan: Po monitoroj situatën nga Japonia

642
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në një kishë në Teksas. Përmes një statusi në Twitter, Trump tha se është me njerëzit në Sutherland Springs ku ndodhi ngjarja, ndërsa sipas tij FBI dhe agjentë të hetimit ndodhen në vendngjarje. Presidenti Donald Trump u shpreh se po monitoron situatën nga Japonia ku ndodhet për një vizitë.
Sipas mediave vendase nga sulmi kanë humbur jetën 27 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 2-vjecar.
Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Ëilson County, ndërsa 24 persona raportohet se janë plagosur. Dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10:30 me orën lokale. Policia ka qëlluar për vdekje autorin.
Është ende e paqartë nëse autori i sulmit i përkiste një grupi radikal apo bëhet fjalë për një veprim individual.

yhygn
Sigal