Sulmi në Stokholm/ Policia: Autori kryesor ende në kërkim, është arrestuar një i dyshuar

414
Pas sulmit me kamion në Stokholm, mediat e huaja kanë publikuar momentet e arrestimit të një autori të dyshuar, pavarësisht se policia suedeze ka konfirmuar se autori kryesor është ende në kërkim dhe nuk është kapur.
Sipas policisë nga sulmi me kamion kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 8 të tjerë, por mediat vendase raportojnë se janë 5 viktima.
Gjatë ditës së sotme një kamion hyri me shpejtësi në turmën me njerëz në rrugën Drottninggatan të Stokholmit, pranë një qendre tregtare. Sipas dëshmitarëve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Kryeministri i vendit e përshkroi sulmin si akt terrorist duke u nisur nga mënyra si është vepruar. Si pasojë e ngjarjes, autoritetet kanë mbyllur metronë, ndërsa kamioni me të cilin u krye sulmi rezulton i grabitur.
Sigal