Sulmi në Stamboll, De Maiziere: Asnjë element që Gjermania ishte shënjestër e atentatit

401
Sigal

 “Asnjë element në hetimin e nisur pas atentatit kamikaz që shkaktoi vdekjen e 10 turistëve të huaj në Stamboll, tetë prej të cilëve gjermanë, nuk tregon se Gjermania ishte shënjestra kryesore”,- theksoi sot ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere.

“Në gjendjen aktuale të investigimeve, nuk ka asnjë tregues se atentati kishte si shënjestër gjermanët”, -deklaroi de Maiziere, në përfundim të një takimi në Stamboll me homologun turk, Efkan Ala.

“Nuk kam asnjë arsye të ndërpres apo të heq dorë nga udhëtimet normale, jashtë zonave të konfliktit, në Turqi”,- shtoi ai.

Që prej ditës së djeshme, ministria gjermane e Punëve të Jashtme u bëri thirrje shtetasve të saj të shmangin përkohësisht vendet shumë të frekuentuara dhe qendrat kryesore turistike të Stambollit.