Sulmi në Ohio mund të ketë prapavijë terroriste

472
Sigal



Një student somalez në Universitetin Shtetëror të Ohios e
përplasi makinën mbi një turme njerëzish dhe pastaj doli nga automjeti me thikë
në dorë duke therur 11 persona. Ai u qëllua dhe u vra nga policia.

“Ne
duhet ta shqyrtojmë këtë” si një sulm terrorist tha shefja e policisë në
Columbus, Kim Jacobs.

Universiteti
Shtetëror i Ohios, e identifikoi sulmuesin si Abdul Razak Ali Artan. Pjesëtarët
e komunitetit në Columbus i thanë shërbimit somalez të Zërit të Amerikës se ai
ishte me origjinë nga Somalia dhe ishte 20 vjeç.

Një
student me të njëjtin emër ishte portretizuar në muajin gusht në gazetën e
studentëve duke ngritur shqetësimin për mungesën e dhomave të lutjeve për
myslimanët në kampusin e universitetit.

Zyrtarët
e spitalit thanë se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë.

Presidenti
i Universitetit Shtetëror të Ohios, Michael Drake, tha se fillimisht pati
thashetheme se mund të kishte edhe një të dyshuar. Megjithatë, Drake tha se
policia kishte kontrolluar zonën dhe beson që ishte vetëm një sulmues. FBI u
është bashkuar hetimeve.

Drake
tha se nuk do të spekulojë për motivet e sulmit. Ai tha se sulmi ishte i
qëllimshëm, sepse i dyshuari e drejtoi makinën mbi një turmë këmbësorësh mbi
trotuar dhe më pas doli nga makina dhe filloi të therë njerëzit me thikë
kasapi.

Policia
tha se një oficer i kampusit arriti ne vendin e ngjarjes dhe qëlloi të
dyshuarin më pak se një minutë pasi ai filloi sulmin.

Studentët
thanë se u barrikaduan në sallat e mësimit dhe në zyra duke bllokuar dyert me
karrige kur ndodhi incidenti.

“Jemi
të frikësuar, të gjithë janë të frikësuar”, i tha Zërit te Amerikës Suad
Osman, anëtar i Shoqatës së studentëve somalez në Universitetin Shtetëror të
Ohios.

Një
profesor i tha Zërit të Amerikës se kolegët e tij ishin të
“tronditur” nga ngjarja.


kampusin kryesor të Universitetit Shtetëror të Ohios ka rreth 60 mijë studentë