Sulmi në Nice, identifikohet çifti shqiptar që i shiti armën terroristit

460
Autoritetet franceze kanë identifikuar sot çiftin shqiptar që i shiti armën e zjarrit autorit të masakrës në Francë ku mbetën të vdekur 84 persona dhe mbi 200 të tjerë të plagosur. Siç bën të ditur Albanian Daily News dy shqiptarët e identifikuar janë: Artan Henaj 38-vjeç dhe Enkelejda Zaçe 42-vjeçare. Sipas të përditshmes, Zaçe është një qytetar francez dhe është i martuar me Henajn i cili akuzohet nga autoritetet franceze për bashkëpunim në akte terroriste. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur detajet e këtij bashkëpunimi që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Sigal