Sulmi në Nice, dy shqiptarët e dyshuar janë nga Fieri dhe Elbasani

456
Pesë persona të dyshuar për sulmet në Nisë kanë dalë para trupit gjykues. Katër burra dhe një grua, të moshës 22-40 vjeç akuzohen se kanë ndihmuar Mohamed Lahouaiej-Bouhlel për të përgatitur sulmin terrorist. Mes tyre janë edhe dy shqiptarë, të cilët akuzohen se i kanë shitur armë terroristit që kreu sulmin në Francë. Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Artan Henaj, lindur në Fier në vitin 1978 dhe Enkelejda Zace lindur në Elbasan në 1974. Henaj ka shtetësi shqiptare, ndërsa e shoqja është mbajtëse e dy pasaportave, asaj shqiptare dhe franceze. Te pestë të arrestuarit do të mbahen në paraburgim deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.
Sigal