Sulmi në Manchester, përplasje mes SHBA dhe Britanisë së Madhe

75
Policia britanike e cila po heton sulmin kamikaz në Manchester Arena ka ndaluar ndarjen e infomacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas rjedhjes së infomacioneve nga mediat amerikane.

Zyrtarët e britanisë së madhe u zemëruan kur panë fotot e vendgjarjes, në të cilat duken plumba dhe mbetje të sulmit të publikuara në të përditshmen ameriane Neë York Times.

Kjo ndodhi pasi emri i kamikazit Salman Abedi ishte zbuluar në mediat amerikane vetëm disa orë pas sulmit, i cili vrau 22 vetë – përfshirë fëmijë – dhe plagosi 64 të tjerë. Theresa May pritet të trajtojë këtë shqetësim me Donald Trump në takimin e NATO-s.

Ministrja e Brendshme Amber Rudd deklaroi se ishte shumë e zemëruar me rjedhjen e infomacioneve nga SHBA kundër dëshires së Britanisë, duke paralajmëruar Uashingtonin se nuk duhet të ndodhë më”. Duke shprehur shqetësimin për ngjarjen Kryebashkiaku i i Mançesterit Andy Burnham tha se kishte kërkuar sqarime nga ambasadori amerikan për atë çështje. Ngjarja sipas BBC që citon burime qeveritare duket se ka shkaktuar mosbesim mes Sheteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Këshilli i Shefave të Policisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar përshkroi “zbulimin e paautorizuar” si një shkelje të besimit që kishte dëmtuar një “hetim të madh kundër terrorizmit.

Detektivët kundër terrorizmit kanë folur në të kaluarën rreth asaj se si një vonesë prej rreth 36 orësh para se publiku të dijë se kush po hetohet mund të lejojë që bashkëpunëtorët e njohur të të dyshuarit të arrestohen pa u informuar.

Forca e cila po udhëheq hetimet në terren i jep informacionin e saj agjensisë kombëtare Kundër-Terrorizmit, e cila pastaj e ndan atë me qeveritë e shteteve të bahskuara, australisë, kanadasë, dhe zelandës së re në bazë edhe të një marrëeveshje mes vendeve. Në total tetë persona janë arrestuar pas sulmit, të kryer nga Abedi, një 22 vjeçar i lindur në Manchester nga një familje me origjinë nga Libia