Sulmi në Manchester, kryeministrja britanike: Policia mendon se ka identifikuar autorin

562
Kryeministrja britanike, Theresa May ka dalë sot një konferencë për shtyp, ku shpreh keqardhje për sulmin terrorist që goditi mbrëmjen e djeshme Manchesterin, e për pasojë humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë.
Sipas kryeministres, kjo ngjarje është një nga më të këqijat që ka përjetuar Britania e Madhe. Nga ana tjetër May theksoi se policia beson se e di identitetin e sulmuesit dhe se po hetohen nëse ai është ndihmuar nga të tjerë apo jo.

“Ishte një nga sulmet më të këqija që kemi përjetuar. Policia beson se e di identitetin e sulmuesit. Policia po heton nëse autori është ndihmuar nga të tjerë. Autorët e sulmit do të përgjigjen para drejtësisë”, pohoi May.
Sigal