Sulmi në Manchester, evakuohet një pjesë e qytetit Wigan

506
Policia britanike ka gjetur objekte të dyshimta të cilat mund të lidhen me sulmin në Manchester që vrau 22 persona. Operacioni u zhvillua në qytetin Wigan, 38 km nga vendi i shpërthimit. Shtëpitë në afërsi u evakuan për një kohë të caktuar dhe u thirrën njësitë e deponimit të bombave

Manchester- Policia britanike thotë se ata kanë gjetur artikuj potencialisht të dyshimtë në një adresë në Wigan gjatë hetimeve mbi bombardimet vetëvrasëse në Mançester.

Qyteti verior ndodhet rreth 38 km nga vendi i shpërthimit.
Shtëpitë në afërsi u evakuan për një kohë të caktuar dhe u thirrën njësitë e deponimit të bombave. Banorët më vonë u lejuan të ktheheshin në shtëpi, por shefi i policisë Ian Hopkins paralajmëroi se pas sulmit mund të këtë rrjete që fshihen ose mundësi potenciale për të tjera shpërthime.

“Dua t’u siguroj njerëzve se arrestimet që kemi bërë janë të rëndësishme. Dhe kërkimet fillestare të objekteve kanë zbuluar sendet që ne besojmë se janë shumë të rëndësishme për hetimin. Këto kërkime do të zgjasin disa ditë, tha Hopkins.

Ndërkohë në Manchester trishtimi vijon teksa njerëzit vendosin lule në shesin Ann, i kthyer në pikën qëndrore të homazheve në nder të viktimave.

Policia e armatosur është shumë e dukshme në rrugët e Mançesterit, e vendosur pas rritjes së nivelit të kërcenimit në pikën më të lartë që quhet niveli i kritik, e cili lejon edhe aktivizimin e personelit ushtarak në vendet kyçe apo zonat me rriks.
Sigal