Sulmi në Mançester, mediat britanike: Mes të ndaluarve edhe një shqiptar

535
Policia britanike vijon kërkimet për të zbuluar personat të cilët kanë qënë të lidhur me kamikazin e Manchester Arena ku humbën jetën 22 persona. Mediat Britanike raportojne se mes 8 të ndaluarve besohet se është një person me pasaportë shqiptare.

E perditshmja nuk jep detaje për ndalimin e mundshëm të një shqiptari duke theksuar se policië është duke hetuar të gjithë personat të cilët mund të kenë parur lidhje me terroristiun 22 vjeçar Abedi.

Kujtojme se mes të arrestuarve është edhe vellai i autorit, 23-vjeçari Ismail Abedi. 

Ndërkohë ditën e djeshme janë ndaluar për terrorizëm 3 persona në zonën Nuneaton në Earëickshire.

Nga sulmi i pak ditëve më parë në Manchestre Arena gjatë koncertit të Ariana Grande humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 120 të tjerë.

Shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit ndërsa autoritet britanike janë duke ushtruar kontrolle të imtësimshme për të zbuluar rrjetin me të cilin ishte i lidhur autori si dhe për të zbuluar personin që përgatiti eksplozivin. 
Sigal