Sulmi në Lille të Francës: Tre adoleshentë janë të plagosur

525
Të paktën tre persona, që sipas policisë janë adoleshentë, u plagosën mbrëmë nga një sulm me armë i ndodhur në qytetin Lille të Francës. Një person hapi zjarr në afërsi të qendrës tregtare Porte d’Arras, në stacionin e metrosë

Motivi i sulmit fillimisht nuk është ende i qartë, por policia franceze thotë se incidenti nuk la lidhje me terrorizmin.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të paktën 5 të shtëna në Lille. Të plagosurit janë një adoleshent 14-vjeçar, i cili u qëllua në këmbë dhe të plagosurit të tjerë kanë marrë lëndime në qafë dhe trup.

Policia në Lille kanë thënë se këtë sulm nuk e konsiderojnë si rast të jetë i lidhur me terrorizmin. Zyrtarët policor në vendin e ngjarjes kishin gjetur 10 predha plumbash. 
Sigal