Sulmi në Las Vegas, Policia konfirmon: Vritet i dyshuari, nuk është terrorizëm

138
“Sulmi me armë në koncertin në country në Mandalay Bay Las Vegas është vepër e një ‘ujku të vetmuar”. Në këtë pikë në përjashtojnë që ka të bëjë me një akt terrorist edhe pse nuk dihet ende pse ky person ka hapur zjarri në koncert, duke vrarë 20 persona dhe plagosur rreth 100 të tjerë”- ka thënë policia e Las Vegas-it.
Gjithashtu policia konfirmoi se një person i dyshuar është qëllua. “Konfirmojmë se një i dyshuar është qëlluar për vdekje. Një hetim aktiv është duke u zhvilluar, ndërsa lutemi që njerëzit të shmangin këtë zonë”, shkroi në “Twitter” Departamenti i Policisë së Las Vegasit.
Autori i masakrës, i cili është rezident në Las vegas thuhet të ketë qëlluar nga kati i 32-të i një hoteli. Policia është në ndjekje të një vajzë aziatike, Mary Lou Danley, e cila sipas tyre ka lidhje me agresorin, madje jetonin në të njëjtën shtëpi.
Gjithashtu ajo është në ndjekje të dy makinave një Hyunday dhe një Chrysler Pacific, që janë të pronësi të autorit të ngjarjes. Las Vegasi është një nga qytetet më të mëdha resort të njohura ndërkombëtarisht edhe për kazinotë e famshme, qendrat tregtare dhe ato të argëtimit.