Sulmi me dy të vdekur në Francë, agresori bërtiti “Allahu Akbar”, njërës prej viktimave i preu fytin

690
Sigal

Një person i armatosur me thikë e duke thirrur “Allahu Akbar” vrau dy kalimtare femra përpara se të qëllohej për vdekje nga ushtarët në stacionin hekurudhor kryesor të Marsejës në jug të Francës.

Sulmi ndodhi këtë pasdite në një stacion ku është zakonisht plot me njëerëz, ndërkohë që zona është e rrethuar me forca të shumta policore.

Të dy viktimat janë femra, dhe njërës prej tyre i ka prerë fytin. Ndërsa tjetra është goditur në stomak.

Nga zyra e prokurorit në Paris u deklarua se kjo është një vrasje e lidhur me terrorizmin. Daily Mail ka zbuluar edhe foto nga vendngjarja ku duken dy viktimat të shtrira në tokë, pak metra larg njëra-tjetrës.